Pas fitores në miqësoren ndaj Wattens, ka folur mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia.
Francezi është shprehur i lumtur me mënyrën e punës së Luciano Spallettit edhe pse ka pak ditë që ka punuar me teknikun italian.
“Të fitosh është gjithmonë e bukur, edhe për tifozët që janë mbledhur këtu. Luajmë gjithmonë për rezultate të mira”.
“Me Luciano Spallettin kemi bërë pak stërvitje, por po gjendemi mirë”.
“Lojtarët e rinj? Janë të mirë, kanë arritur edhe të fitojnë sezonin e fundit. Duhet te vazhdojnë të punojnë ashtu si ne”, ka thënë Kondogbia për InterChannel.
Vlen të theksohet se për francezin kanë shfaqur interesim Barcelona dhe Valencia. /Telegrafi/