Telegrafi

Kondogbia kërkon largimin nga Interi

Sa ishte te Interi

Geoffrey Kondogbia thuhet se ka kërkuar të largohet nga Interi, të cilët kërkojnë rreth 30 milion euro për shërbimet e mesfushorit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Kondogbia beson se ai ka nevojë për një ndryshim të skenës pas dy viteve të vështira në Itali, ku ka shënuar vetëm dy gola në 56 paraqitje.

Lexo po ashtu Shënohet autogoli i vitit nga Kondogbia, francezi realizon nga gjysma e fushës (Video)

Pavarësisht se u përforcua nën urdhrat e Luciano Spallettit, autogoli i tij nga distanca kundër Chelseas ishte “një shenjë tjetër e një martese të pafat” mes tij dhe Interit.

24-vjeçari gjithashtu kërkon futboll të rregullt, kështu që ai mund të thirret në skuadrën e Francës për Kupën e Botës verën e ardhshme, edhe pse ai nuk ka luajtur për ‘Les Bleus’ që nga shtatori 2015.

Lexo po ashtu Barcelona dhe PSG kërkojnë Kondogbian

Gazzeta thotë se Interi do të kërkojë një pagesë në rajon prej 25-30 milionë eurosh, pasi ka paguar 40 milionë euro për ta nënshkruar me atë dy vjet më parë.

Nerazzurrët kanë nevojë për të fituar të holla, pasi po përpiqen të mbledhin fonde për një transferim të madh këtë verë, ku më i përfoluri është lojtari i Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Sipas mediumit italian ‘ofertat më interesante’ për Kondogbian priten të vijnë nga klubet e Ligës Premier. /Telegrafi/