Site icon Telegrafi

Koncesionerët e plazheve të Strugës pengojnë pastrimin e tyre

Komuna e Strugës do të ankohet në UNESKO-s lidhur me ndryshimet e fundit të ligjit për truall ndërtimor, të cilat në mënyrë indirekte pamundësojnë kryetarin Sela që të ndërmarrë çfarëdo aktivitetesh për pastrimin e plazheve në Strugë nga objektet tashmë të ndërtuara, ashtu siç kishte paralajmëruar vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Sela për Alsat-M tha se çështjen e ka ngritur edhe në Gjykatën Kushtetuese. Punëtorët turistik nga Struga konsiderojnë se në interes të turizmit, e me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura, është i domosdoshëm bashkëpunimi mes sektorit turistik dhe pushtetit lokal.

Gazetari tentoi të marrë përgjigje edhe nga disa koncesionerë të plazheve të Strugës, por ata nuk deshën t’i komentojnë deklaratat e kryetarit të komunës. Përndryshe, me ndryshimet e Ligjit për truall ndërtimor që Parlamenti i miratoi në dhjetor të vitit të kaluar parashikohet gjatë dhënies së plazheve me koncesion, përparësi në të ardhmen të ketë koncesioneri paraprak nëse ai merr pjesë në ankandin publik, dhe nëse ka ofruar çmimin më të ulët. Komuna e Strugës së shpejti do të duhet të publikojë shpalljen për ankand publik për plazhet./Telegrafi/

Exit mobile version