Kanë kaluar më shumë se një vit që nga vdekja e DJ suedez, Avicii, dhe në dhjetor do të mbahet një koncert përkujtimor për nder të karrierës së tij.
Në këtë koncert pritet të performojnë yjet si Adam Lambert, Rita Ora dhe Aloe Blacc dhe siç raportojnë tabloidet e huaja është shitur për vetëm 30 minuta.
Biletat për “The Avicii Tribute Concert for Mental Health Awareness” në The Friends Arena në Stockholm, Suedi dolën në shitje të enjten në mëngjes dhe u blenë shumë shpejt.
“Është e mahnitshme, dhe e vështirë të besohet”, ka thënë babai i Avicii, Klas Bergling në një deklaratë. “U jam shumë mirënjohës të gjithë njerëzve që duan ta ndajnë këtë mbrëmje speciale me ne”.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për Tim Bergling Foundation.
Kujtojmë që producenti muzikor vdiq në prill të vitit 2018.
Artisti i lindur në Suedi u bë një nga DJ-të më të paguar në botë në saje të hiteve “Levels” dhe “Wake Me Up”. /Telegrafi/