Në konferencën e organizuar rreth detajeve për ditën e shënjterimit të “Nënës Terezë” në katedralen me po këtë emër në kryeqytet, përgjegjësi i programit shqip te Radio Vatikani dom David Xhuxha, ka treguar për detajet e koncertit të 3 shtatorit në Vatikan.
“Balizika e Shën Palit në Romë është vendi ku do të mbahet koncerti dhe është pjesë e programit të shenjtërimit të Nënës Terezë”.
Xhuxha ka thënë se për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe koncertit ka interesim të madh nga mediat ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
“Nënë Tereza është ikona më e bukur që ka dhënë ky popull që mishëron jo vetëm vlerat humane e shpirtërore. Nënë Tereza është ikona që Papa Françesko e Vatikani e ka dashur që të jetë emblemë e atij qytetërimi të ri”, u shpreh Xhuxha.
Ai ka bërë të ditur se koncerti do të fillojë në ora 19:30 por të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pranishëm në ora 18:00 para Bazilikës në mënyrë që të kryhen kontrollat.
Ndonëse hyrja është falas duhet të rezervohen biletat që të bëhen një mbarëvajtje.
Xhuxha ka thënë se ende nuk dihet sigurt se cili televizion nga Shqipëria do ta mbulojë këtë ngjarje.
“RTK – ja do të jetë nga Kosova e Alsat M nga Maqedonia por nga Shqipëria akoma nuk është vendosur kush do ta mbulojë programin e shenjtërimit të Nënë Terezës”.