Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert të veçantë më 12 tetor 2024, duke filluar nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Koncerti do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi nga Britania e Madhe, dhe do të ketë si solist violonçelistin e talentuar Konstantin Manaev nga Gjermania.
Programi dinamik do të përfshijë vepra të njohura nga kompozitorët Donizetti, Lindpaintner dhe Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga kompozitori modern Friedrich Gulda.
Në postimin në FaceBook shkruhet: Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin e datës 12 tetor 2024 të Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Dario Salvi nga Britania e Madhe dhe me pjesëmarrjen e violonçelistit Konstantin Manaev nga Gjermania. Me një program dinamik, Orkestra do të sjellë vepra nga Donizetti, Lindpaintner, Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga Gulda. Rezervoni datën 12 tetor 2024, ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe sigurohuni të rezervoni vendet tuaja. https://bit.ly/3BIrdmd /Telegrafi/