Reperi i famshëm shqiptar, Unikkatil, të shtunën mbrëma ka mbajtur një koncert madhështor në Durrës që njëherësh ishte edhe koncerti i tij i parë në Shqipëri.
Viktor Palokaj ka arritur ta mbushë stadiumin “Niko Kovana”, ku fansa të shumtë kishin shkuar për t’i ndjekur hitet e tij të publikuara ndër vite.
Ky ishte koncerti i dytë i madh mbarëshqiptar, pas atij në Kosovë para pesë vitesh dhe është organizuar deri në detaje.
Pjesë e koncertit kanë qenë edhe pjesëtarët tjerë të TBA, si Klepto, Jetoni, Kobra e Barooti.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të shumta nga performanca e Viktorit në Durrës.
Kujtojmë që para koncertit në Shqipëri, Unikkatili lansoi këngën e re “Ça jon” në bashkëpunim me Klepton.
Kënga është pritur mirë nga fansat e tij dhe përkundër se nuk ka videoklip, pesë ditë pas publikimit, numëron mbi 830 mijë dëgjime në YouTube. /Telegrafi/