Site icon Telegrafi

Koncerti i Black Eyed Peas i ndaluar për myslimanët

Kjo ka ndodhur pasi që një gjykatë islamike në këtë vend ka dënuar një 32-vjeçare me rrahje me shkop, pasi është kapur duke pirë birra në një hotel.

Koncerti i cili ishte pjesë e festës së 250 të kompanisë së pijes alkoolike Guinness, kishte shkruar në faqen e internetit www.arthursday.com.my: “A je jo-mysliman me moshë 18-vjeçare e më lartë?”, ndërsa nëse përgjigja ishte jo, atëherë hyrja në faqe nuk ishte e lejuar.

Në Malajzi llogaritet se 55% e popullatës është myslimane, dhe atyre iu ndalohet konsumimi i alkoolit, edhe pse në qytete të mëdha siç është Kuala Lumpuri, shpesh thyhen rregullat.

Exit mobile version