Menaxherët kryesorë të koncerteve në New York, Chicago, Boston apo Detroit kanë listuar këngëtarët shqiptarë që do të këndojnë për festa në disa shtete të Amerikës dhe sa do të paguhen për koncert.
Në një artikull të revista “Story” në krye të listës qëndron Eli Fara e cila edhe për faktin se ka jetuar për disa vite në SHBA është ndër më të preferuarat e shqiptarëve atje.
Për rrjedhojë edhe çmimin e ka më të lartë që është 5000 dollarë.
Pas saj vjen këngëtari Bujar Qamili me 4 mijë dollarë, Poni me 3 mijë e 500 dollarë, Alban Skënderaj me 3 mijë dollarë, Silva Gunbardhi dhe Maja me 2 mijë e 500 dollarë.
Shkumbin Ismaili do të paguhet 2 mijë e 500 euro. Në fund të listës janë Ermal Mamaqi dhe këngëtari Sabri Fejzullahu që paguhen 2 mijë dollarë! /Story/Telegrafi/