Telegrafi

Koncert me rastin e përvjetorit të Filarmonisë së Maqedonisë

“Gëzuar ditëlindjen” është titulluar koncerti i sotëm simfonik i Filarmonisë së Maqedonisë me të cilin institucioni më i vjetër muziko në Maqedoni do të shënojë 73 vjetorin e ekzistimi.

Në program janë Preludi për orkestër nr 2, nga kompozitori i Maqedonis, Pande Shahov, koncerti virtuoz për violinë dhe orkestra nr.1 nga Karl Goldmark, në të cilin si violinist do të performojë violinisti, Lubisha Kirovski, si dhe poema atraktive simfonike “Amerikani në Paris” nga George Grevshin në vitin 1928.

Koncertit do t’i paraprijë një përmbledhje e shkurtër e historisë së Filarmonisë së Maqedonisë të muzikologut Marko Kolovski, ndërsa do të paralajmërohet edhe ekspozita e fundit e fotografive të titulluar “Maestro”, kushtuar dirigjentëve më të rëndësishëm të Filarmonisë./Telegrafi/