Site icon Telegrafi

Koncert me rastin e Ditës ndërkombëtare të holokaustit-27 janar

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të holokaustit 27 janar, në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, sonte koncert do të mbajnë sopranja Blondel dhe pianistja Karolin Uiliamumei, të cilat do të realizojnë vepra të kompozitorëve Kurt Vail, Shuhlov, Glancerg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koncerti realizohet me përkrahje të Ambasadës austriake në Shkup dhe Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia dhe në bashkëpunim me shoqatën “Ervekte Shtimen forum Vjena” (Еrweckte Stimmen Forum Wien), njofton AIM.

Shoqata është themeluar nga dirigjenti dhe shkencëtari muzikor Amori du Klosel, i cili jeton dhe punon në Vjenë. Qëllimi i kësaj Shoqate është zbulimi i sërishëm i kompozitorëve, të cilët ishin viktima të regjimit totalitar të shekullit 20, si dhe ringjallja e sërishme e veprave të tyre.

Koncerti fillon në orën 19:00, ndërsa hyrja në Qendrën memoriale është falas për të gjithë adhuruesit e muzikës. /Telegrafi/

Exit mobile version