Telegrafi

Koncert në stadiumin e qytetit për 100 Vjetor

 Në sinkron me festimet e datës 27 nëntor në kryeqendrat shqiptare, "KD EVENTS" do t’ju mundësojë qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës të festojnë përgjatë gjithë mbrëmjes në stadiumin e Prishtinës përmes një koncerti madhështor gala, i pari në llojin e vet. I kontaktuar prej nesh, Drejtori i "KD EVENTS" Kushtrim Demiri na tregon se puna për organizimin e këtij koncerti ka nisur muaj më herët, dhe tashmë është gati gjithçka për natën e shumëpritur. Koncerti është konceptuar në tri pjesë kryesore në pjesën ceremoniale, zbavitëse dhe atë festive.

Gjithçka, është konceptuar në mënyrë moderne dhe dinjitoze ashtu si i takon një date të tillë të shënuar. Të gjithë elementët nga skenografia, ndriçimi e zërimi dhe plot surpriza të tjera që duam ti zbulojmë atë natë janë kuruar me kujdes nga stafi profesional i "KD EVENTS" për maksimumin e efektit që jo pa qëllim kemi vendosur ta quajmë "Rrenqethu Shqip" – vazhdon më tej ai. Përzgjedhja e artistëve ka qenë një tjetër sfidë të cilën Kushtrimi thotë se e kanë kaluar me sukses, duke sjellë atë natë në Prishtinë ajkën e talenteve më të mirë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe më gjerë. Jemi munduar – thotë ai – të krijojmë një kolazh tematik muzikor dhe poetik që i shkon natyrës ceremoniale të asaj nate, dhe që të përfaqësojë më të mirën e kulturës së pasur shqiptare. I pyetur nga ne se si është pritur nga publiku kjo iniciativë Kushtrimi na tregon se ka një interesim të madh që sa vjen e rritet gjë që ka detyruar stafin organizues të caktojnë pika shpërndarje shtesë të biletave në shumë prej qendreva të qyteteve të rëndësishme të Kosovës. Kemi menduar për të gjithë – vazhdon ai – edhe për ata që kanë mundësi modeste ndaj dhe zgjodhëm stadiumin e Prishtinës, me kapacitet që i mundëson të gjithëve të kenë një vend të veçantë atë natë. Unë i ftoj gjithë bashkëqytetarët që të vijnë dhe ta përflakim së bashku atë natë me ngjyrat e flamurit tonë kuq e zi që do të valëvitet krenar në "Rrënqethu Shqip" – dhe ne orën 24 festojmë 100 VJET se bashku. BEHU PJESE E HISTORISË. përfundon ai.

Te gjitha informatat shtesë mund ti merrni ne ueb: www.kdevents.com facebook – kdevents.