int(1) Koncert maratonik i fëmijëve për Guinness - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Koncert maratonik i fëmijëve për Guinness

Duke filluar nga e diela në mëngjes, fëmijët në mes moshave gjashtë e gjashtëmbëdhjetë vjeç kanë kënduar këngë në gjuhën rumune, angleze, franceze, italiane, gjermane dhe turke, në koncertin maratonik të mbajtur në parkun në qendër të qytetit Kluzit.

Fëmijët këngëtarë kishin ushtruar për këtë tentim gjatë tërë muajit maj. Në pajtim me rregullat e Librit të rekordeve Guinness, ata kanë bërë pauza individuale prej 10 minutash çdo një orë, derisa vendin e atij që ka munguar e ka zënë fëmija tjetër.

Pas pranimit të diplomës nga përfaqësuesit e Librit të rekordeve Guinness, fëmijët kanë kënduar edhe gjysmë ore, duke performuar këngë popullore rumune.

Exit mobile version