Site icon Telegrafi

Koncert humanitar për Florent Hoxhën, i diagnostikuar me leukemi akute (Foto)

Florent Hoxha, student i mjekësisë, është diagnostikuar me leukemi akute dhe i duhet urgjentisht të marrë trajtimin jashtë vendit për shkak të sëmundjes.

Për ta ndihmuar Florentit, sot do të mbahet një koncert humanitar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesë e këtij koncerti që do të mbahet sot duke filluar nga ora 20:00, do të jenë këngëtarë të ndryshëm si: Lyrical Son, Mc Kresha, Lok Komoni, Bim Bimma dhe Blero, transmeton KlanK.

Për të riun kërkohet ndihmë financiare deri në 250 mijë euro dhe informata të tjera për ndonjë spital të avancuar që e trajton këtë sëmundje.

Ne foton e mëposhtme keni llogarinë bankare të Gentrit Hoxhës (vëllau) me SWIFT CODE dhe SWIFT CODET ndërmjetsuese mes bankave. /KlanK/Telegrafi/

Exit mobile version