Në koncert janë interpretuar veprat origjinale nga krijimtaria e autorit, ndër të cilat janë ekzekutuar kompozimi për elektronikë “True”, “Emotianal Act” për piano dhe elektronikë, “Another Noise” për flaut dhe elektronikë, “Shadow” për violonçel dhe elektronikë dhe “Behind” për elektornikë. Veprat janë interpretuar nga Marigio Belegu – në piano, Kristina Brhlova – flautiste, dhe Milan Belansky – violonçel. Koncerti është mbajtur në sallën e koncerteve Jana Drtiny.
Koncertit i ka paraprirë një punëtori në të cilin janë trajtuar tema në lidhje me evoluimin e teknologjisë muzikore dhe muzikës për film. Pjesëmarrësit kanë treguar interesim për zhvillimin e kësaj lloj muzikë në Kosovë dhe në përgjithësi për mundësitë që krijon në muzikë evoluimi i teknologjisë, transformimi i tingujve natyrorë dhe tendencat në këtë lloj muzike.
“Kjo është një eksperiencë e veçantë që të performoj me veprat e mia origjinale në një nga kryeqendrat e kulturës muzikore evropiane siç është Praga. Më erdhi mirë që publiku u nda i kënaqur”, thotë Kelmendi.
Koncerti është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit me organizatën çeke “People in Need” dhe Qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Xh. Deda” nga Peja. /Telegrafi/