Telegrafi

Koncerni energjetik EON ndahet nga Gazpromi

EON do të shesë paketën e aksioneve të Gazpromit, që përbëjnë 3.5 për qind të Gazpromit dhe arrijnë vlerën e 3.4 miliardë eurove, bëri të ditur të mërkurën koncerni në Dyseldorf.

Një pjesë e aksioneve, 2.7 për qind i blen Banka Ruse e Investimeve, VEB, ndërsa pjesa tjetër është nxjerrë ndërkohë në tregun financiar bën të ditur koncerni gjerman.

EON mban barrën e 45 miliardë eurove pas blerjeve të firmave të ndryshme energjetike vitet e fundit. /Telegrafi/