Site icon Telegrafi

Koncepti unik Eat Mucho zgjerohet në Rrugën C!

Një vit më parë, me 7 korrik 2020, një koncept i ri i ushqimit të shpejtë meksikan na befasoi të gjithëve në Prishtinë. Megjithëse ishte kohë kritike e pandemisë, Eat Mucho hapi dyert në qendër të Prishtinës, duke sjellë një frymë shumë ndryshe nga gastronomia e Kosovës dhe rajonit.

I krijuar në Kosovë por i bazuar në tregjet ndërkombëtare, Eat Mucho solli jo vetëm produkte dhe shije të reja në treg, por edhe teknologji dhe qasje moderne në shërbim ndaj klientëve dhe porositë delivery.

Tanimë, pas një viti të suksesshëm të hyrjes në treg, Eat Mucho është zgjeruar me një koncept të zhvilluar tutje. Përderisa restauranti i parë në qendër të Prishtinës (rr. Luan Haradinaj, përballë Policisë) vazhdon të mbetet Mucho Express, restoranti I dytë i sapo hapur është Mucho Cantina (në rrugën C, objekti AlkoGroup).

Mucho Cantina ka një hapësirë dhe menu të dyfishuar, me produkte të reja meksikane, ofron hapësirë të jashtme në tarracë dhe parking më të lehtë. Me një enterier unik që frymëzohet nga kantinat tradicionale meksikane por duke simbolizuar brendin, Mucho Cantina ofron një rehati dhe shërbim më cilësor brenda ambientit të ri.

Megjithëse produktet e reja të Mucho Cantina nuk ofrohen delivery ende, të njëjtat mund të shijohen brenda hapësirave të restorantit çdo ditë nga ora 10:00 deri 23:00. Ndërsa porositë e produkteve Express vazhdojnë të ofrohen nga dy restorantet dhe kjo nënkupton se porositë brenda Bregut të Diellit dhe rrethinës tanimë arrijnë shumë më shpejtë – brenda 30 minutave në situata të zakonshme.

Për porosi delivery mund të telefononi tek qendra e thirrjeve 048 733 733 apo të bëni porosi 100% online përmes www.eatmucho.com/delivery.

Exit mobile version