Volkswagen Group ka prezantuar një koncept të ri autonom të nivelit të pestë i cili mund të zëvendësojë fluturimet me distanca të shkurta, mendon firma.
Gen.Travel tregon sesi VW Group parashikon që udhëtimet të përparojnë gjatë dekadës së ardhshme. Kabina e makinës me formë unike mund të vendoset në mënyra të ndryshme, si për shembull katër ulëse dhe një tavolinë qendrore për përdorim biznesi, ose me sediljet e kombinuara për të krijuar dy shtretër për udhëtime gjatë natës.
Kompania pret që çdo version prodhimi të përdoret kryesisht si një shërbim taksi me rreze të gjatë, në vend që të jetë në pronësi të individëve, raporton Autocar, transmeton Telegrafi.
Disa nga veçoritë unike të kësaj veture studimi mund të hyjnë edhe në makinat e prodhimit aktual ose të së ardhmes, ka konfirmuar marka. Këto mund të përfshijnë përdorimin e ndriçimit dinamik për të ndaluar turbullimin gjatë vozitjes ose dyert që hapen nga lartë për qasje më të lehtë në kabinën.
Gen.Travel do të fuqizohet me bateri me një distancë potencialisht deri në 1126 kilometra bazuar në ambicien e VW që të zëvendësojë fluturimet me distanca të shkurtra. Megjithatë, me teknologjinë aktuale, bateria e kërkuar do ta bënte makinën shumë të rëndë.
Për referencë, një BMW iX SUV, i pajisur me një bateri 105.2 kWh të aftë për 611 kilometra, peshon më shumë se 2.5 ton.
Për të “luftuar” këtë, VW thotë se do të përdorë bateri më të vogla, më të lehta me potencialisht më pak rreze të përgjithshme, por do të miratojë metodën e drejtimit të grupeve, ku një kolonë makinash plotësisht autonome do të udhëtojë së bashku në një linjë për të zvogëluar zvarritjen dhe, për rrjedhojë, për të rritur rrezen e vozitjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rk1Q41_PZkc&ab_channel=RECAnything