Site icon Telegrafi

Koncepti për një shoqëri dhe interkulturalizmi në seancën e 93-të të Qeverisë së Maqedonisë

Me propozim të zyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme do të shqyrtohet informacioni për nevojën nga përpunimi i strategjisë kombëtare për konceptin një shoqëri dhe interkulturalizmi.

Një pjesë e pikave të rendit ditor është edhe propozim strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim me sektorin qytetar, me plan aksionar 2018-2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrat në seancë do të debatojnë për informacionin lidhur me nevojën e aktiviteteve për realizim të suksesshëm të Projektit F/P 1674(2009) për strehimin e grupeve sociale.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në seancën e sotme do të propozojë informacionin për fillimin e furnizimit publik për ndërtimin e rrjetit ujor në pjesën e zonës industriale Vizbegovë, Komuna e Butellit.

Në seancën e 93-të, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin në lidhje me planin aksionar për zbatimin e Konventës të Këshillit të Evropës për ndalimin dhe luftimin kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare (Konventa e Stambollit) 2018-2020, me plan aksionar./Telegrafi/

Exit mobile version