Telegrafi

Koncepti i Google Nexus Prime duket superior! (Foto)

Për këtë, tani në internet janë publikuar disa nga karakteristikat e mundshme të këtij modeli, si dhe koncepti i dizajnit që do ta ketë ky telefon i avancuar i Google dhe Samsung.

Sipas njoftimeve ende të pakonfirmuara, thuhet se Google Nexus Prime do të ketë procesor me dy bërthama  nga TI OMAP 4460, kamerën e pasme me 8MP, atë frontale me 2MP, e cila mund të përdoret për video-komunikim.

Ndërsa ende nuk janë shfaqur pamjet e para të këtij modeli, fotografitë e para që shfaqin koncept-dizajnin e këtij telefoni janë të mahnitshme.

Edhe pse ende nuk dihet nëse modeli i ri i telefonit të Google, Nexus Prime do të duket pikërisht kështu, ajo që dihet tashmë është se ky model do të mbështetet në Android Ice Cream Sandwich, ndërsa pritet që në treg të dal gjatë këtij muaji, ose gjatë muajit të ardhshëm. / Telegrafi /