BMW e ka publikuar konceptin e X2, që do të jetë konkurrent direkt i modeli GLA nga Mercedes.
Entuziastët kanë thënë se me anë të kësaj makinë, BMW ‘ia ka treguar gishtin e mesit’ rivalit të tij, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, shihet se kemi të bëjmë me një SUV në formë të xhipit, që ka disa linja të veçanta.
Pjesa e përparme nuk ndryshon aq shumë, pos që janë shtuar dy hapje të mëdha anash që e rrisin aerodinamikën.
Rrotat dhe pjesa e poshtme janë shumë të mëdha, ndërsa lartësia është zvogëluar shumë. Megjithatë, është ruajtur pak vend që udhëtarët ta mbajnë kokën lartë dhe të jenë komodë.
Nuk bëhen të ditura detajet e X2, se çfarë fuqie do të ketë apo kur lansohet. /Telegrafi/