Telegrafi

Koncept futuristik nga Peugeot (Foto)

Shoferi Dario Resta, me nofkën “Dolly”, më 30 maj të vitit 1916 me veturën për gara të kompanisë Peugeot, L45, ka fituar garën e njohur “Indianapolis 500”.

Për nder të 100 vjetorit të fitimit të kësaj gare, prodhuesi francezë ka krijuar konceptin e quajtur L500 R Hybrid.

Modeli origjinal Peugeot L45 ka pasur motorin 4.5-litër, ndërsa koncepti L500 R Hybrid është në version plug-in hibrid i cili kombinon motorin benzinë me kapacitet prej 270 kuajfuqi dhe dy motorë elektrikë (nga një në bosht), transmeton Koha.net. Fuqia e kombinuar në total është 500 kuajfuqi.

Kjo fuqi është e mjaftueshme që ky koncept i veçantë prej njëmijë kilogramësh, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2.5 sekonda.

Peugeot për konceptin L500 R Hybrid ka parashikuar edhe eksterierin dy-ngjyrësh, ku ngjyra e kaltër përkujton modelin origjinal nga viti 1916.

Ajo çfarë tërheqë vëmendje te ky koncept, është se L500 R Hybrid është i lartë vetëm një metër, si dhe se interieri i tij karakterizohet me kabinën e teknologjisë së fundit, i-Cockpit.