Telegrafi

Koncenzionimi i Aeroportit rindez debatin

Një prej kushteve të marrëveshjes ishte zgjerimi dhe investim në infrastrukturë deri në shumën 100 milionë. Fituesit e tenderit, tashmë edhe zyrtarisht kanë marrë një kredi prej 85 milion euro në një bankë në Turqi.

Agjencitë e lajmeve turke para disa ditësh publikuan një lajm se për të marrë këtë kredi, konsorciumi franko-turk, ka vendosur si kolateral vetë aeroportin e Prishtinës.

Zyrtarët e kompanisë fituese të tenderit kundërshtojnë lajmin e publikuar nëpërmjet një përgjigje elektronike. Sipas tyre lajmi i publikuar në disa gazeta rreth çështjes së vënijesë hipotekë si kolateral në financimin e këtij projekti është jokorrekt e i gabuar.

“Ne si partnerë privatë nuk kemi të drejtë të ndërmarrim një veprim të tillë që bie në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet financiare. Aeroporti dhe të gjitha asetet e tij i përkasin vetëm Republikës së Kosovës gjatë gjithë periudhës 20 vjeçare të dhënies me konçesio, si dhe më tej”, thuhet në sqarimin e kompanisë.

Edhe zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave kanë mohuar lajmin e publikuar. Megjithatë ata thonë se do të marrin të gjitha përgjegjësitë në rast se vërehet ndonjë shkelje në marrëveshjen koncesionare. /Tch/ /Telegrafi/