Çfarë ju vjen ndërmend kur përmendim emrin e Vietnamit? Sigurisht që jo luksi.
Megjithatë vendi që doli nga një luftë e tmerrshme dhe nisi të braktisë komunizmin në fund të viteve ’90, tashmë po kthehet në një simbol suksesi.
Vietnami po shijon një rritje ekonomike ndër më të lartat në botë, përcjell mapo.al.
Frytet e kësaj rritje shihen edhe tek një llogari në Instagram, e quajtur Fëmijët e Pasur të Vietnamit.
Aty ata ekspozojnë jetën e tyre luksoze.