Një komuniteti i tërë, ai i San Giovannit në Persiceto të Italisë, qan Mbretin Gino, maçokun që ishte “simbol i qytetit”.
Fundi i tij ishte mjaft i keq: “u godit nga një makinë dhe u gjet i ngordhur në një kopsht”, raportojnë kronikat e qytetit.
Dhe zia për ngordhjen e mbretit Gino ka prekur të gjithë qytetin, sepse ai ishte bërë edhe yll i Facebook dhe Instagram me 9 mijë ndjekës.
Lajmi për zhdukjen e tij, në mënyrë zyrtare u dha në faqen zyrtare të Facebook-ut të Komunës.
“Lamtumirë Gino!”, me një zemër. Gino ishte aq i dashur për komunitetin. /gsh/