Komuniteti i myslimanëve që jetojnë në Kinë në rajonin Xianjiang, janë detyruar dhunshëm të hanë mish derri dhe të pinë alkool gjatë eventit që festohej Viti i Ri lunar.
Banorët në Ili Kazakh kanë pranuar se ishin ftuar në darkën e shtruar me rastin e festimit të Vitit të Ri kinez, ku është servuar mish derri dhe alkool, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq zyrtarët kinezë i kanë kërcënuar ata se do t’i dërgojnë “në kampet e riedukimit, nëse refuzojnë të marrin pjesë në event”, raporton Radio Free Asia.
Fotografitë e dërguara në redaksinë e Radio Free Asia, shfaqin zyrtarët kinezë në qytetin Yining, duke vizituar komunitetin myslimanë ku në ambiente shihej mishi i derrit që servohej në të gjitha anët.
Ata madje janë detyruar dhunshëm nga autoritetet të dekorojnë shtëpitë sikurse kinezët me rastin e Vitit të Ri kinez, duke bërë kështu që shtëpitë e tyre të mos dallojnë nga ato të kinezëve sa i përket dekorimeve.
Në Islam mishi i derrit dhe alkooli janë të ndaluara, dhe Viti i Ri kinez zakonisht nuk festohet nga komuniteti mysliman në këtë vend. /Telegrafi/