Site icon Telegrafi

Komuniteti LGBT në Maqedoni ngushëllon viktimat e sulmit në Orlando

Qendra për mbështetje e komunitetit LGBT në Maqedoni ka shprehur keqardhjen dhe shqetësimin për sulmin e ndodhur në një klub homoseksualësh në Orlando të SHBA-ve, ku u vranë 50 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo qendër, u shpreh ngushëllime miqve dhe familjarëve të të vrarëve, duke theksuar se kjo tragjedi duhet të emërohet me fjalë të vërteta.

Qendra konsideron se ky rast nuk është vetëm një anë radikale e dhunës religjioze dhe fundamentale, por edhe e dhunës shtetërore dhe sistematike, me të cilën përballen homoseksualët në Amerikë, por edhe në vendet tjera të botës./Telegrafi/

Exit mobile version