Telegrafi

Komuniteti i çuditshëm në Zelandë: Çiftet s’flasin deri kur martohen! (Video)

Filmimet brenda kultit të pazakontë Gloriavale dëshmojnë se si udhëheqësit e moshuar fiksojnë martesat mes djemve dhe vajzave të reja dhe përdorin grupin e gjakut për t’u siguruar që të mos martohen anëtarë të së njëjtës familje, transmeton mapo.al.

Sekti, me bazë në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, është sekret lidhur me praktikat e tij, por kohët e fundit disa anëtarë që janë larguar nga komuniteti kanë rrëfyer se çfarë ndodh në të vërtetë.

Sekti ka qenë shumë i përfolur për themeluesin e tij Neville Cooper, i cili në komunitet njihet si “Krishterë Shpresëplotë ”, i cili është burgosur disa herë për vepra të turpshme me të rinj të moshës nga 12 në 19-vjeç.