Telegrafi

Komuniteti i biznesit gjerman viziton Kosovën

Në këtë takim moti pjesë edhe, Besim Beqaj, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili shoqëronte përfaqësuesit e komunitetit të biznesit gjerman me të cilët kooperojnë në fushën e afarizmit.

Bashkëpunimi institucional në vazhdimësi dhe në fushën e ekonomike në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, ishte temë diskutimi mes delegacionit vendor dhe ati gjerman.

Ministri Zharku, në gjatë bisedës me mysafirë, ka pohuar se bashkëpunimi bilateral institucional do të jetë në vazhdimësi në mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi i jonë me institucionet gjermane mendojmë të shtrihet, përveç bashkëpunimit institucional, edhe në përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që njëherësh është edhe shtylla e afarizmit kosovar”.

“Edhe përmes Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe në bashkëpunim me OEK-un po mundohemi të promovojmë mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe afirmimin e afarizmit kosovar në arenën ndërkombëtare", ka shtuar tutje ministri Zharku.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Hasn-Dieter Steinbach, ka pohuar se bashkëpunimi institucional në mes dy vendeve do t’i zhvillonte ekonomitë e të dyja palëve.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Zejtare të Gjermanisë, Otto Kentzper potencoi se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me partnerët është thelbësore në ndërtimin e marrëdhënieve të mira afariste. /Telegrafi/