Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumton se, sipas Ligjit për Festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 21/98 dhe 18/07), 28 shtatori 2017 (e enjte), Dita Ndërkombëtare e boshnjakëve është ditë jo-punë për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të komunitetit boshnjak në Maqedoni, ua uron Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. /Telegrafi/