Site icon Telegrafi

​Komuniteti i biznesit: Zhvillimet e fundit në vend kanë lëkundur themelet e stabilitetit institucional

Komuniteti i biznesit në Kosovës ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave për krerët institucional nga Gjykata Speciale, duke thënë se lufta e drejtë për liri dhe pavarësi, nuk mund të gjykohet e as të zhvlerësohet në asnjë gjykatë.

Në një komunikatë për media të Odës Ekonomike të Kosovës thuhet se, zhvillimet e fundit në vend kanë lëkundur themelet e stabilitetit institucional, andaj i bëhet thirrje spektrit politik dhe të gjithë akterëve në vend të veprojnë me unitet, për të garantuar proceset politike dhe ekonomike të cilat janë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Komuniteti i biznesit është i gatshëm për të dhënë kontributin e vet, në këto zhvillime sfiduese për vendin”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Exit mobile version