Telegrafi

Komunikimi më i shpejtë pa tela nga Sony

Teknologjia për bartjen e të dhënave përdor brezin prej 60 GHz në përputhje me standardin IEEE 802.15.3c dhe modulimin 16QAM, ndërsa është bërë implementimi i kodeve LDPC për korrigjimin e gabimeve. Të gjitha këto mundësojnë shpejtësinë e bartjes së të dhënave prej 6.3 Gb/s me shpenzimin prej krejtësisht 74 mW, që sistemin e bën të përshtatshëm për përdorim në pajisjet mobile.

Sipas fjalëve të Sonyt, në këtë mënyrë shfrytëzuesit e telefonave të mençur do të kenë mundësinë që në mes vete të shkëmbejnë sasi të mëdha të të dhënave, ndërsa është mundësuar edhe streamingu i HD videos së pa kompresuar nga pajisja mobile në televizor. /Telegrafi/