Telegrafi

Komunikatë e KB PEJA: Rastin e Mocnik do ta paraqesim në FIBA

Në vazhdim po ua përcjellim deklaratën e klubit pa e ndryshuar fare:

“Me date 29 Nentor, klubi jone eshte njoftuar nga lojtari Jan Mocnik dhe agjenti i tij qe lojtari ne fjale ka pranuar nje oferte shume te mire financiare dhe se lojtari ka deshire me ju bashku ekipes Helios Suns Domzales, ekipe kjo nga Superliga sllovene.

Pas ketij lajmi ne si klub kemi biseduar me perfaqesuesit e klubit Helios dhe jemi munduar te gjejme nje zgjidhje duke ditur deshiren e lojtarit ne njeren ane dhe obligimet kontraktuale qe ka ndaj nesh ne anen tjeter.

Me daten 14 dhjetor, nje dite para ndeshjes me Sutjesken, kryetari i klubit eshte takuar me Janin dhe kane arrite marreveshje qe lojtari te qendroje dhe kontrata e tij te rishikohet, per kete eshte njoftuar agjenti i lojtarit dhe detyre e tij ka qene qe te perpiloj kontraten e re sipas marreveshjes me lojtarin.

Me daten 16 dhjetor, ekipa Helios ka ofruar shumen tjeter te cilen ne si klub nuk kemi mundur t’ja ofrojme dhe lojtari nuk ka mundur te rezistoje dhe e ka pranuar oferten.

Lojtari Jan Mocnik sot eshte larguar pa paralajmerim ne drejtim te Sllovenise per tju bashkangjitur klubit ndersa klubi Helios ka marre persiper qe te vazhdoj bisedat me ne per te arritur nje marrevshje per LOC (Letter of Clearance, Fleteleshimin), pa te cilen lojtari nuk do te mund te paraqitet per klubin e ri.

Shpresojme te arrijme nje zgjidhje dhe shpresojme qe FIBA nepermjet FBK-se te na mbeshtes ne kerkesen tone, kerkese e cila eshte simbolike.

Ne nderkohe, lojtari ka qene i paguar me rregull, dhe te gjitha fjalet tjera jane genjeshtra nga persona te cilet po tentojne qe te damtojne imazhin e Klubit tone. Ne largimin e tij kane ndikuar shume edhe fjalet te cilet qarkulluan ne faqe te ndryshme ne rrjetet sociale dhe ne qytete qe Klubi ka probleme financiare sic ndikuan edhe te lojtaret tjere.

Ne jemi duke punuar qe te rregullojme dokumentacionin dhe te dergojme rrastin ne FBK e cila pastaj ka nje pune shume te veshtire per ta mbrojtur ne FIBA duke marre parasysh statusin tone ne shtepine boterore te basketbollit.

Klubi nuk fillon dhe mbarron me nje lojtar, Klubi eshte me i madh se te gjithe individet te cilet kontribojne per te.

Ju bejme thirrje te gjithe dashamireve te klubit qe te distancohen nga persona te tille dhe te ndihmojne Klubin ne kete sezone e cila mund te resultoje si njera nder sezonat me te mira ne histori te Klubit”, thuhet në komunikatën e KB Pejës. /Telegrafi/