Telegrafi

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimri, mjegull në Tetovë dhe disa qytete tjera

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri dhe vende vende nëpër rrugë të lagështa. Ka paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në aksin rrugor Veles-Katllanovë dhe Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ janë realizuar deri më tani fluturimet e caktuara me përjashtim për fluturimin nga dhe për në Stamboll, tregojnë të dhënat në faqen e internetit të koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të shenjave të komunikacionit.

Kujdes, obligiimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore ende është në fuqi. /Telegrafi/