Site icon Telegrafi

Komunikacioni sot në Maqedoni, Evzoni mbetet ende i bllokuar

Edhe këtë javë, vendkalimi kufitar Maqedoni – Greqi në Evzoni vazhdon të jetë i bllokuar për komunikacion, si rezultat i grevës së bujqve grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, vendkalimet kufitare në Mexhitli në Manastir dhe ai në Dojran do të jenë të hapur.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se rrugët në Maqedoni janë të hapura dhe në vende-vende me korsi të lagështa. Mjegull që ulë shikueshmërinë nga 50 deri më 100 metër ka në drejtimin rrugor Lisec – Kodra e Diellit, si edhe në Strazhë./Telegrafi/

Exit mobile version