Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë me lagështi, kurse të reshura të pakta dëbore ka në Krivapallankë, Pletvar dhe Dellçevë.
LAMM udhëzon shoferët që të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare.
Në vendkalkmet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia dhe kjo e dhënë ka të bëjë me pjesën maqedonase të kufirit./Telegrafi/