Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në korsi të thata, pa pengesa dhe ndalesa. Nëpër ngushtica dhe gryka mali mund të ketë rrokullisje të gurëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shpeshtësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është e nivelit mesatar, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.