Telegrafi

Komunikacioni rrugor sot në Maqedoninë e Veriut

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni rrugor është duke u zhvilluar pa pengesa dhe nëpër rrugë me korsi të thata.

Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferëve u kërkohet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët nëpër fushëgropa, pranë brigjeve të lumenjve dhe nëpër gryka e ngushtica, ku mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/