Telegrafi

Komunikacioni rrugor në Maqedoninë e Veriut nëpër rrugë të thata

Komunikacioni i rrugëve shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata, përveç në vendet e veçanta ku rrugët janë të lagura.

Siç njoftojnë nga LAMM, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës dhe drejtim të vëmendshëm të automjetit./Telegrafi/