Site icon Telegrafi

Komunikacioni rrugor në Maqedoni zhvillohet pa pengesa

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë të ditur se në rajonin e Kodrës së Diellit ka të reshura të pakta të borës, kurse dukshmëria është ulur në 50 metër në Mavrovë, Strazhë dhe në Kodrën e Diellit.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa, kurse nëpër gryka dhe ngushtica mund të ketë rrokullisje gurësh.

Shoferët të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë.

Ekipet e pastrimit të rrugëve janë në lëvizje të vazhdueshme dhe punojnë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme./Telegrafi/

Exit mobile version