Komunikacioni rrugor në të gjithë rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë, ndërkaq në disa vende ka lagështi nëpër rrugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon që drejteusit e veturave të jenë të kujdesshëm, ndërkaq shpejtësia duhet të jetë e përcaktuar sipas rregullave, si edhe të respektohen shenjat e komunikacionit.
Vëmendje të veçantë duhet të kenë ato automjete që lëvizin nëpër gryka dhe pjesë malore, posaçërisht në drejtimet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-Mavrovë-Strazhë, Demir Kapi-Udovë, Vinicë-Berovë, Koçan-Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë. Në këto pjeë rrugore mund të shfaqen rrokullisje gurësh.
Nëpër vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata, si për dalje ashtu edhe për hyrje në vend./Telegrafi/