Telegrafi

Gjendja e komunikacionit këtë mëngjes në Maqedoni

LAMM kërkon nga qytetarët të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjali stikën rrugore të vendosur. Nëpër gryka mali mund të ketë rrokullisje gurrash apo  rrëshqitje e dheut, posaçërisht në drejtimet: Koçan – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinica – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katlanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë, përcjell telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet jashtë hapësirave të qyteteve është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti. Kjo informatë vlen vetëm për pjesën e Maqedonisë./Telegrafi/