Telegrafi

Komunikacioni në rrugën Kërçovë-Ohër po zhvillohet me ndërprerje

Foto: Ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM informojnë se rruga në magjistralen A2 Kërçovë-Ohër, nga Preska deri tek fshati Pesoçan po zhvillohet me ndërprerje për shkak të asfaltimit të rrugëve.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/