Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në tëre territorin e vendit zhvillohet pa ndalesa, por në korsi të lagështa, në disa pjesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM-ja porosit pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë, si edhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Vëmendje e veçantë t’i kushtohet udhëtimit nëpër gryka, ku mund të shfaqen rrokullisje gurësh, që mund të pengojnë komunikacionin e rregullt.

Shpeshtësia e komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është e dobët, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/