Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa ndërprerje

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër disa rrugë të lagështa, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.