Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset rrugore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/