Komunikacioni jashtë hapësirave të qyteteve në Maqedoni është shpeshtuar, kurse në vendkalimet kufitare mund të ketë vonesa deri në 30 minuta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa dhe në shtigje të thata.
Rekomandohet vozitje e kujdesshme, respektim të sinjalistikës rrugore dhe shpejtësi të përshtatur. LAMM-ja rikujton se regjimi i komunikacionit për automjetet e rënda në periudhën verore vazhdon të zbatohet deri në përfundim, pra deri më 31 gusht të këtij viti./Telegrafi/