Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në kushte dimërore

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet i rënduar në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe me borë. Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” kanë intervenuar për pastrimin e borës, mirëpo akoma ka ndalesa në disa akse rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndalimi për lëvizje të makinave prej sot në mëngjes është vendosur në drejtimin rrugorë fshati Krupishtë-Probishtip. Ndërsa për të gjitha llojet e makinave në ndalesë është edhe rruga Kumanovë-Shën Nikollë, për shkak të borës së papastruar.

Ndërkaq drejtimi Veles-Shtip nëse nuk ka nevoja urgjente, institucionet rekomandojnë që të shmanget për shkak të erës së fortë./Telegrafi/

Exit mobile version