Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, shembje e dheut në rrugën Makedonska Kamenica-Koçan

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të lagura.

Në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Koçan sot në mëngjes komunikacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak shembjes së dheut. Shoferët të cilët qarkullojnë në këtë relacion, njoftojnë se shembjet gjenden rreth 100-150 metra para të ashtuquajturës gurores në afërsi të vendit “Drakite”.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” e konfirmuan rastin, me ç’rast theksuan se ekipet e tyre janë në terren, me qëllim t’i pastrojnë shembjet e dheut.

Ndërkohë për shkak rrugëve të lagështa nga LAMM rekomandojnë drejtim të kujdesshëm dhe kujdes prej shembjeve të dheut që janë të shpeshta në këtë pjesë të shtetit në aksin rrugor Koçan-Makedonska-Kamenicë-Dellçevë dhe Vinicë-Berovë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv