Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se edhe sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bllokada do të ndodhë në vendin Ura e Mullirit e deri në Kosovrastin e poshtëm për shkak të asfaltimit të rrugës, nga ora 13:00 e deri në ora 17:00.
Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet normalisht dhe në disa korsi rrugët janë të lagështa. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm gjatë udhëtimit nëpër ngushtica dhe gryka mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo e dhënë vlen për pjesën kufitare të Maqedonisë./Telegrafi/